FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Sulmi në Stamboll, libanezja parashikoi vdekjen e saj, ja fjalët e fundit që i tha motrës

“Shpresoj që të kënaqemi, në të kundërt e keqja që mund të më ndodh është të humb jetën në një shpërthim dhe kështu do të ndjek nënën time”.

Këto kanë qenë fjalët tronditëse të një prej viktimave, që humbën jetën në sulmin terrorist në Stamboll mbrëmjen e 31 dhjetorit në klubin e natës, Reina.

Ajo quhet Rita Charmi ishte nga Libani edhe vdiq së bashku me të fejuarin saj mbrëmjen tragjike të Vitit të Ri.

Pak para tragjeditë Rita kishte folur me motrën e saj, ndërsa disa media turke flasin edhe për një postim të ngjashëm në rrjetet sociale, por që nuk ka më gjurmë të tij, ai mund të jetë fshirë nga familjarët. Vajza e re pak muaj më parë kishte humbur nënën e saj nga sëmundja e kancerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi u bë i ditur nga mediat libaneze, të cilat shkruan se Rita kishte biseduar me motrën e saj para se të nisej drejt Turqisë. Rita vdiq në krahët e të fejuarit të saj, i cili edhe pse kishte pasur mundësi për të ikur nuk ishte larguar por kishte mbrojtur me trup dashurinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti ishin vetëm dy nga 39 viktimat që humbën jetën mbrëmjen e Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina, në Stamboll.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?