FOTO/ Vëthët kufje që ndezën rrjetin, a mashtroi Kamala Harris apo Trump po dizinformon?

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA-së, Kamala Harris ka përfunduar në objektivin e adhuruesve të teorive të konspiracionit, pas debatit të zhvilluar me Donald Trump.

Ajo thuhet se gjatë debatit me presidentin Trump ka përdorur një palë kufje në formë vathësh me perla, përmes të cilave ajo ka marrë direktiva se si duhet të përgjigjet dhe të sillet në momente të caktuara të përballjes. Bëhet fjalë për një palë vathë kufje të quajtura Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products.

Sipas faqes Kickstarter, vëthët kufje kapen në fund të veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e dëgjimit, pa lejuar interferimin e tingujve të tjerë, duke të dhënë një zë tepër të qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kamala në fakt kishte një palë vëthë të ngjashme me ato të Nova H1 në debatin e zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia më 10 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?