Fotot në faqen erotike, Meloni: Jam e neveritur

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas zbulimit se imazhet e saj dhe të shumë grave të tjera, përfshirë figura të njohura publike, janë përdorur pa leje dhe janë shpërndarë në faqen pornografike tashmë të mbyllur, Phica.eu. Meloni e cilësoi këtë akt si “të neveritshëm”, duke theksuar se është një shkelje flagrante e dinjitetit dhe privatësisë së grave.

”Jam e neveritur nga ajo që ka ndodhur. Dua të shpreh mbështetjen time për të gjitha gratë që janë ofenduar dhe dhunuar. Është zhgënjyese të shikosh se në vitin 2025 ende ka njerëz që e konsiderojnë të pranueshme të sulmojnë gratë me fyerje seksiste dhe vulgare, duke u fshehur pas anonimitetit”,-tha Meloni. Ajo bën thirrje për identifikimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm të përgjegjësve.

Po ashtu Meloni paralajmëroi për pasojat e rënda që publikimi i tillë mund të ketë për jetën personale dhe sociale të viktimave, duke e cilësuar këtë një formë të re dhune digjitale që po përhapet gjithnjë e më shumë. Kryeministrja u bëri thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim, edukim digjital dhe reagim të menjëhershëm në raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?