Franca: Do pranojmë 30 mijë refugjatë, ata s’janë terroristë
Franca do t’i qëndrojë besnike vendimit të saj për të marrë në vend brenda dy viteve 30 mijë refugjatë.
Pohimin e bëri vetë presidenti francez, François Hollande, duke shtuar se mes sulmeve dhe krizës së refugjatëve që po përballon Europa nuk ka asnjë lidhje.
“Disa njerëz u përpoqën të gjejnë lidhje mes lëvizjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe kërcënimi terrorist. Lidhja ekziston sepse njerëz nga Iraku dhe Siria jetojnë në zona të kontrolluara nga shteti islamik dhe vriten nga ata që na sulmojnë ne”, – u shpreh Hollande.