Franca mbyll misionin e saj tregtar në Rusi

Ambasada e Francës në Moskë tha se do të mbyllë misionin e saj tregtar në Rusi, për shkak të kushteve të përkeqësuara, të imponuara nga Qeveria ruse.

“Kushtet e punës për Biznesin Francez në Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme në muajt e fundit, përfshirë këtu konfiskimin e llogarisë bankare të zyrës nga autoritetet ruse, edhe pse ajo ka qenë e mbrojtur me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha përmes një deklarate ambasada franceze.

Ajo po ashtu përmendi dëbimin e drejtorit të zyrës nga zyrtarët rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Biznesit Francez ka qenë njëri nga katër diplomatët francezë të dëbuar në muajin mars, si përgjigje e Rusisë ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga qeveritë perëndimore, për shkak të helmimit me agjent nervor të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?