Franca ndalon komunikimin në tren dhe autobus: Përhapet Covid-i!

Akademia Kombëtare e Mjekësisë Franceze së fundmi ka bërë thirrje që njerëzit të ndalojnë kategorikisht bisedat nëpër autobusë dhe trena. Arsyeja e një ndalese të tillë lidhet pikërisht me faktin se mund të përhapet Covid-i, pasi distanca sociale është e pamundur të respektohet siç duhet. Ndërkohë, nga ana tjetër autoritetet shndetëosre pak javë më parë kanë këshilluar që të gjithë njerëzit të mbajnë maska me cilësi të mirë, të tipit FFP2.

Akademia Franceze e Mjekësisë tha:

Vendosja e detyrueshme e maskave në transportin publik, ku distanca fizike nuk mund të respektohet, duhet të shoqërohet me një masë paraprake shumë të thjeshtë: shmangni bisedat dhe bërjen e thirrjeve telefonike.

Frika është rritur për shkak të mutacioneve të Covid që janë zbuluar në Britani dhe në Afrikë. Gjithashtu qeveria po shqyrton mundësinë që maskat të bëhen të detyrueshme në ambiente publike apo gjatë përdorimit të transportit publik.

SHKARKO APP