Franca njeh shtetin palestinez, Macron në OKB: Nuk mund të presim më

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi para Kombeve të Bashkuara në New York se Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Në fjalën e tij theksoi se koha ka ardhur për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura në duart e Hamasit.

”Bota është vetëm disa momente larg nga humbja e mundësisë për paqe. Nuk mund të presim më”,-tha Macron. Presidenti po ashtu propozoi ngritjen e një administrate tranzitore në Gaza, të udhëhequr nga Autoriteti Palestinez, që do të ketë për detyrë çmontimin e Hamasit.

Për të Franca është e gatshme të kontribuojë në një mision stabilizues, duke hapur mundësinë e një pranie ndërkombëtare sigurie në territor. Macron sqaroi se ambasada franceze në shtetin palestinez do të hapet vetëm pasi të arrihet armëpushim dhe të lirohen të gjithë pengjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?