Franca përkujton viktimat
Ende nuk është shuar dhimbja për viktimat e Parisit, ku në ditën e sotme flamuri francez ka qenë i varur nga ballkonet dhe dritaret përgjatë rrugëve të Parisit. Më shumë se 2.000 njerëz u mblodhën në ceremoninë përkujtimore në Muzeun ushtarak të qytetit, për të bërë homazh për viktimat e sulmeve terroriste, të 13 nëntorit.
Presidenti francez Francois Hollande ka mbajtur një minutë heshtje pasi një grup ushtarakësh që kanë ekzekutuar “La Marseillaise”, himnin kombëtar francez, në ceremoninë përmbyllëse, pikërisht sot dy javë pas sulmeve. Anëtarët e familjeve të viktimave ishin të pranishëm në oborrin e muzeut dhe veteranëve të luftës, e që me sytë nën lot, ata kujtuan të afërmit e tyre. Të pranishëm në homazhe ishin edhe disa persona të plagosur gjatë sulmeve.
Viktimat u vranë kur militantët e Shtetit Islamik sulmuan stadiumin kombëtar, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh. Qeveria e Francës lejoi sulmin terrorist të ndodhë, janë shprehur familjarët e sulmeve të Parisit. Ata kanë bërë thirrje për bojkot të ditës së zisë. Ata akuzojnë qeverinë franceze që kanë lejuar vrasjet të ndodhin.
Presidenti Francez, Hollande ka bërë thirrje që këtë të premte, ka kujtojmë si një shërbim për homazh të viktimave. Dy javë pas masakrës, e cila la të vrarë 130 njerëz duke përdorur bomba dhe kallashnikov.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

