Franca, Stop përdorimit të enëve plastike
“Stop përdorimit të enëve plastike”, është vendimi që ka marrë Franca. Sipas ligjit të ri, të miratuar muajin e kaluar, të gjitha gotat, pjatat dhe enë të tjera duhet të jenë të riciklueshme dhe të prodhohen të paktën nga një pjesë e materialeve organike.
Franca hedh çdo vit më shumë se 4.7 miliardë gota plastike, sipas gazetës Les Echos. Vetëm 1% e këtyre artikujve janë të riciklueshëm.
Masa e re është përkrahur nga shumë individë dhe ambientalistë, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat.
Një kompani franceze ka paralajmëruar se do të marrë veprime ligjore kundër Francës për shkelje të rregullave të Bashkimit Evropian për lirinë e përdorimit të të mirave materiale.
Burimi: Huffington Post
KOHA JONË SONDAZH

