Franca zgjat me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme

 

Asambleja Kombëtare Franceze miratoi sot një zgjatje me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, pas një votimi të përshpejtuar rreth një javë pas atentateve të Parisit.

“Gjendja e jashtëzakonshme e dekretuar më 14 nëntor 2015, një ditë para sulmeve që shkaktuan vdekjen e 129 personave dhe plagosjen e më shumë se 350 të tjerëve, është zgjatur për një afat kohor prej tre muajsh duke filluar nga 26 nëntori 2015 deri në 25 shkurt”, sipas tekstit të miratuar nga deputetët francezë.

SHKARKO APP