Gjykata e Apelit liron ish-presidentin Nicolas Sarkozy

Gjykata e Apelit e Parisit ka urdhëruar lirimin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, pas 20 ditësh burgim, duke e vendosur atë nën mbikëqyrje gjyqësore. Vendimi lidhet me dënimin e tij në çështjen e financimit të dyshuar libian të fushatës presidenciale të vitit 2007.

Sarkozy u paraqit në seancë përmes video-konference nga burgu parizian. Zyra e Prokurorit Publik mbështeti kërkesën për lirimin e tij, duke argumentuar se:

Rreziqet e bashkëpunimit dhe frikësimit të dëshmitarëve justifikojnë lirimin nën mbikëqyrje gjyqësore”, tha Avokati i Përgjithshëm, Damien Brunet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-presidenti e përshkroi përvojën e tij në burg si jashtëzakonisht të vështirë: “Koha ime në burg është shumë e vështirë dhe rraskapitëse, një makth. Është e vështirë për çdo të burgosur, por për mua ka qenë rraskapitëse.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shprehu mirënjohje për stafin e burgut, duke thënë se ata e kishin ndihmuar ta përballonte këtë periudhë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?