FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francë, kandidati për president ‘fundoset’ për skandalin e gruas

E përjavshmja “Le Canard Enchaine”, ka akuzuar Penelope Fillon se ka marrë para në mënyrë të paligjshme në kohën kur ishte asistente parlamentare e bashkëshortit, pa u paraqitur asnjëherë në vendin e punës dhe prokuroria franceze ka hapur një hetim paraprak për shpërdorim detyre dhe përvetësim të parave.

Në kuadër të hetimeve, Policia Tatimore ka bërë një kontroll përfshirë dhe “La revue des deux mondes”, revistë e përmuajshme që ka paguar gruan me 100 mijë euro për dy kritika letrare.

Skandali i ashtuquajtur së fundmi “Penelopegate”, ka shpërthyer pikërisht tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, duke sjellë humbjen e 4 pikë në krahasim me janarin të bashkëshortit, “njeriu i fortë” i së djathtës në “Elise”. Sipas një sondazhi të “Odoxa”, tashmë 61% e francezëve kanë një “opinion të keq”” ndaj tij, i cili ishte prezantuar në fillim të fushatës elektorale si kandidati i ndershmërisë dhe drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?