Francë – Parisi ndalon lëvizjen e makinave përgjatë lumit Sena

Një plan i diskutueshëm për të kthyer në pedonale rrugën përgjatë lumit Sena në qendër të Parisit është miratuar nga këshilli i qytetit.

Skema historike, që është përshkruar nga kryetari i bashkisë së Parisit si “fundi i një autostrade urbane dhe rikthimi i Senës”, do të mbyllë përgjithmonë kalimin e automjeteve në bregun e djathtë të lumit.

Kjo nismë është ndërmarrë për të ulur sa më shumë nivelin e ndotjes në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatësia e rrugës që shtrihet nga kopshtet Tuileries pranë Luvrit në tunelin e Henri IV në afërsi të Bastijës, përshkohet nga rreth 43 mijë makina në ditë, raporton Le Monde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti pritet të kushtojë 8 mln euro, do të shtojë një korsi për automjetet e emergjencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?