Francezja që nuk pranoi të ndryshonte foton në facebook, ja arsyeja

 

Një grua ka refuzuar të ndryshoj foton e profilit të saj të profilit në facebook për flamurin francez në vazhdën e sulmeve të Parisit, sepse kjo do të ishte e gabuar.
Charlotte Farhan, e cila është me origjinë nga Parisi, por tani jeton në Portsmouth, ka shprehur qëndrimin e saj në facebook dhe lajmi ka bërë xhiron e botës.
Ja statusi që Charlotte shkroi:
“Unë nuk do ta ndryshojë foton time të profilit dhe të vendos flamurin francez, edhe pse unë jam nga Franca. Arsyeja është sepse nëse unë do ta bëja këtë vetëm për Parisin, do të ishtë tërësisht gabim. Nëse unë e bëj këtë për çdo sulm që ndodh çdo ditë në botë, do të ishte tërësisht e gabuar. Zemra ime është me botën, nuk ka kufij, nuk ka hierarki. Unë ruaj në zemër çdokënd  i cili është sulmuar nga besime tekstremiste nëse ato janë të bazuara në fe, paragjykime ose fitim!Mos u bëni pjesë e mentalitetit “ne dhe ata”, mentalitet i cili prodhuesit e luftrave dëshirojnë që ju të jeni.”
Burimi: Daily Mail
Përgatiti: S.L/Koha Jonë  

SHKARKO APP