Frika nga infektimi, SHBA: Kush nuk kthehet në punë, nuk përfiton ndihmë

Zyrtarët amerikanë njoftuan se punëtorët që refuzojnë të kthehen në vendet e tyre të punës pasi janë të frikësuar se mos infektohen me koronavirus, nuk do të përfitojnë nga paketa ndihmëse për papunësinë.

Ekspertët treguan se shumë punonjës do të përballen me një situatë të tillë gjatë kësaj jave, por duhet të vendosin pasi nëse nuk kthehen në vendin e tyre të punës, nuk do të marrin më ndihma.

Ata shtuan se masat shtrënguese po lehtësohen pikërisht për të rikthyer në jetë ekonominë e paralizuar nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një urdhri të guvernatorit republikan të Georgias, Brian Kemp, berberët, palestrat, sallonet e bukurisë do të hapen nga e premtja, ndërsa restorantet mund të fillojnë punë ditën e hënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karolina e Jugut do të lejojë hapjen e dyqaneve me pakicë nga java e ardhshme ndërkohë që edhe në Teksas dhe Tennesse do të ketë lehtësim të masave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?