Frika nga virusi vdekjeprurës, nis kthimi i 2500 kinezëve që jetojnë në Toskana

Të paktën 2500 kinezë të cilët kishin shkuar për të festuar ditët e vitit të ri në vendin e tyre kanë nisur të kthehen në zonën e Toskanës në Itali. Presidenti i rajonit të Toskanës, Enrico Rossi tha se pjesa më e madhe e shtetasve kinez që jetojnë në këtë zonë po vjen nga provinca e Zhejiang, vendi i katërt për numrin e rasteve të diagnostikuar me koronavirus.

Posaçërisht për kthimin e kinezëve, në Firenze është hapur një qendër speciale për trajtimin e tyre. Sipas të dhënave nga autoritetet italiane bëhet fjalë për rreth 2.000 persona, banues në Prato dhe 500 në Firenze. Referuar të dhënave të paraqitura nga presidenti i Toskanës, në provincën kineze të Zhejiang rezultojnë 1162 raste infektimi me koronavirus, por nuk ka pasur asnjë viktime.

Ndërsa në provincën e Wuhan, ku shpërtheu fillimisht epidemia rastet janë 54.400 dhe numri i viktimave 1.400. Megjithatë, për guvernatorin Italian, ende nuk ka arsye për alarmim, sepse raste të reja me Koronavirus të ardhur nga Kina nuk janë zbuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio është duke organizuar një fluturim për të rikthyer në Itali 35 italianët e bllokuar në një anije kroçierë, e cila aktualisht ndodhet e ndaluar në Japoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?