Frikë nga hetimet për sulmin në Capitol? NYT: Trump mund të shpallë kandidaturën për President

Donald Trump nuk heq dorë nga Shtëpia e Bardhë, dhe mund të shpallë gjatë muajit korrik rikandidimin si President i SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2024.

Media “New York Times”, shkruan se një lëvizje e tillë mund të bëhet për t’u mbrojtur pjesërisht nga zbulimet e hetimit për sulmin në Capitol, si dhe për të përforcuar tezën se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Trump do të hynte në garë si kandidati kryesor, me një konsensus midis republikanëve rreth 80%.

SHKARKO APP