FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frikë nga koronavirusi, ministri nuk i jep dorën Angela Merkel, shikoni si reagon kancelarja (Video)

Frika nga koronavirusit ka mbërthyer edhe Gjermaninë, teksa ka prekur tashmë thuajse gjithë botën. Frika nga ky virus vdekjeprurës është shfaqur dhe nga zyrtarët e lartë.

Sot, ka qenë ministri i Brendshëm gjerman, që ka “refuzuar” t’i shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares, gjatë samitit të Berlinit, për shkak të frikës së koronavirusit, që po shpërndahet me shpejtësi në gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Merkel shihet se një gjest të tillë e ka marrë me sportivitet, duke filluar të qeshë me ministrin bavarez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?