Frikë nga refugjatët, armatosen grekët

Një peshkop grek ka deklaruar se qytetarët janë duke blerë armë, nga frika e 50 mijë refugjatëve që kanë mbetur të mbyllur në Greqi.

Fragkiskos Papamanolis ka thënë se rritja e shitjes së armëve të zjarrit është alarmuese.

“Situata nuk është e qetë dhe nuk di si të do zhvillohet. Gjëja më e keqe është se njerëzit kanë filluar të pajisen me armë”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam shikuar një raport në televizor, ku një shitës i armëve të gjuetisë ka thënë se ka shitur për një muaj më shumë se sasia e zakonshme për tërë vitin”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papamanolis, që ka thënë se “e kupton shqetësimin e vendasve”, por shton se i dhimbsen refugjatët të cilët kanë mbetur në Greqi, pasi janë mbyllur të ashtuquajturat rrugë ballkanike.

“Refugjatët e kanë me të drejtë: ata nuk mund të tolerojnë presionin johuman që u bëhet nëpër qendrat për refugjatë. Qytetarët e zakonshëm e kanë mirë, sepse po frikësohen nga refugjatët të cilët në raste të shpeshta janë sjellë dhunshëm dhe kanë kanosur sigurinë”, ka përfunduar peshkopi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?