Frikë për një shpërthim bërthamor, Finlanda i kërkon popullit që të blejë jod

Në një kohë të kërcënime për lëshimin e armëve bërthamore, qeveria e Finlandës ka dhënë rekomandime të reja për popullatën në rast të rrezatimit bërthamor. Ky shtet ka këshilluar njerëzit nga mosha 4 deri në 40 vjeç dhe gratë shtatzëna të mbajnë rezervë pilula jodi.

Pas këtij paralajmërimi nga Ministria Finlandeze e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, farmacitë në Finlandë kanë shteruar rezervat e tabletave të jodit brenda pak orësh. Siç sqaron kjo ministri në një deklaratë, aktualisht në Finlandë nuk ka tableta jodi për fëmijët nën 3 vjeç për shitje.

Finlanda nuk është i vetmi vend afër Rusisë dhe Ukrainës që do të vuante nga pasojat e një sulmi bërthamor. Në gusht, edhe qeveria rumune i bëri thirrje popullatës së saj që të blejë gjithashtu tableta jodi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?