Ftesa nga NATO,Rusia kërcënon Malin e Zi

 

Ftesa që i bëri sot NATO Malit të Zi për tu bërë anëtare e Aleancës së Veriut nuk është pritur mirë nga Rusia. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA citon shefin e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri në Këshillin e Federatës Ruse, i cilit thotë se nëse Podgorica do të pranojë ftesën e NATO-s, Kremlini do të ndërpresë përpara kohe të gjitha bashkëpunimet që ka me Malin e  Zi.

RIA bën të ditur se pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë edhe fusha ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sekretari i shtypit të Presidentit, Vladimir Putin tha se kreu i shtetit ende nuk e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me ftesën që NATO i ka bërë Malit të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?