Fundi tragjik i dy të rinjve, vdesin në aksident. Po i ndiqte policia
Bota E Hënë, 13 Shtator 2021 11:37
Dy të rinj 18 dhe 19 vjeç kane gjetur vdekje në një aksident, kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur disa metra më tej.
Mediat italiane bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 4.30 në Bolognese. Emrat e viktimave nuk bëhen ende publikë, por sipas të dhënave të para thuhet se ata shtuan shpejtësinë, pasi panë që policia i bëri shenjë të ndalonin.

KOHA JONË SONDAZH

