Fundvit tragjik në Rusi, shpërthim vdekjeprurës gazi në Magnitogorsk

Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën në këtë fundvit festash, që fatkeqësisht është kthyer në tragjik në qytetin rus të Magnitogorskut, si pasojë e një shpërthimi të papritur gazi që rrënoi një bllok pallatesh, duke lënë të vrarë të paktën 4 persona.

Zyrtarë të qytetit të ndodhur në rajonin e Uraleve thonë se shkak i shpërthimit ishte një rrjedhje gazi. Deri më tani flitet për rreth 40 persona të zhdukur nën rrënoja, ndërkohë që qytetin e ka vizituar shumë shpejt edhe presidenti Vladimir Putin, për të bërë vlerësimin e situatës.

Objekti në fjalë ishte strehë e 120 banorëve, ndërsa si pasojë e shpërthimit u shembën 48 banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë gjithçka është vënë kundër kohës për të gjetur të mbijetuar, kur dihet se në qytetin industrial temperaturat kapin nivelet e -17 gradë Celsius. Shumë pak, për të mos thënë asnjë, priten të nxirren nga rrënojat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Media ruse “Vesti” thotë se zyrtarët kanë kërkuar për mbi 50 rezidentë të bllokut të banesave, përfshi këtu edhe viktima. Të paktën 16 i kanë mbijetuar shpërthimit dhe janë evakuuar nga vendngjarja, përfshi këtu 7 fëmijë. Katër prej të plagosurve ndodhen në spital.

Shpërthimi, i ndodhur në 6 të mëngjesit me orën lokale, besohet të ketë ndodhur në katin e parë, ku ndodhen disa zyra, ndërsa ndërtesa 7-katëshe u shemb më vonë. Edhe godina pranë saj janë dëmtuar gjithashtu. Qyteti i Magnitogorskut ndodhet rreth 1.700 km në lindje të Moskës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?