FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbolli grek në kaos

Futbolli grek po kalon në një kaos. Komiteti i sportit grek ka gjobitur ekipin kampion të PAOK-ut të Selanikut dhe të Xanthit, të akuzuara se kanë një pronësi të përbashkët, duke luajtur jashtë rregullores që pengon diçka të tillë në të njëjtën kategori.

Përtej gjobës prej 300 mijë euro, dëmi më i madh vjen nga propozimi saj për të zbritur nga kategoria të dy ekipet. Vendimi i mbetet Gjykatës sportive, që zakonisht konfirmon vendimet e Komitetit.

Tifozeria e PAOK por edhe drejtuesit në Selanik kanë akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Sportit Avgenakis për një komplot që dëshiron të favorizojë rivalët e Olympiakosit. Priten zhvillime të reja, por qartësisht futbolli në Greqi mund të marrë një shok të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?