Futet për të vjedhur, por diçka shkon keq e njofton policinë

Një burrë tentoi të futej brenda një fast-foodi pasi ky i fundit u mbyll në orën 2:00 të mëngjesit me qëllimin që të vidhte kasën. Ai provoi që të futej nga dritarja, por aventura përfundoi shumë shpejt. Kur 45-vjeçari tentoi të hynte nga dritarja, mbeti i bllokuar për të paktën 7 orë dhe iu desh që të njoftonte policinë.

Fotografia e hajdutit që u shpërnda nga policia
Fotografia e hajdutit që u shpërnda nga policia

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në fast-food DFC Chicken të  Rookery Road, në lagjen Handsworth, të  Birminghamit (Mbretëri e Bashkuar). Për të dalë prej andej u desh ndërhyrja e policisë, zjarrfikëses dhe ambulancës. Pasi qëndroi pak kohë në spital, burri u arrestua nga policia, e cila ka shpërndarë në Twitter foton e hajdutit të ngecur në dritare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?