FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Gabimi” me makinën çoi në pranga shqiptarët me 2 kg kokainë

Dy shqiptarët u arrestuan nga policia italiane pasi u kapën me 2 kg e 200 gram kokainë.

Arrestimet janë kryer mbrëmjen e shkuar në rajonin e Perugias. Lënda narkotike e ndarë në dy pako u gjet brenda automjetit të drejtuar nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, i njohur për policinë vendase.

Ai po ecte me shpejtësi të lartë në një rrugë të qytetit dhe kjo bëri që policia t’i vihej në ndjekje. Lënda narkotike ishte fshehur brenda tapicerisë së pasme të makinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesat e tyre janë sekuestruar edhe disa zarfe me kokainë, si dhe 7 mijë euro të gatshme, të cilat besohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar materiale të tjera si peshore, apo mjete për paketimin e kokainës, shkruan “Ilmessaggero”.

Gjatë bastisjes së njërit prej apartamenteve, policia arrestoi edhe shqiptarin e dytë, i cili u përpoq t’i arratisej policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?