Gafa nga Joe Biden: Putin po e humbet luftën në Irak

Placeholder Image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë gafën e radhës. “Vladimir Putin po e humbet luftën në Irak” është shprehur ai së fundmi. Teksa fliste për rebelimin e grupit mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, presidenti amerikan tha se ai kishte dobësuar “absolutisht” Putinin.

I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humbet qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën”.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i Shtëpisë së Bardhë bën gabime të tilla. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus ndërsa diskutonte për Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha në një mbledhje në Florida: “Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit tek nafta nga ajo që po bën Rusia”, përpara se të ndërhynte: “Më falni, lufta në Ukrainë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?