FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gati për t’u korrur, shqiptari kapet mat në plantacionin me kanabis në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap në një zonë të pyllëzuar duke u kujdesur për një plantacion me kanabis.

Shqiptari po ujiste bimët e kanabisit në momentin që policia e arrestoi. Plantacioni me 180 bimë kanabis pranë bregut të lumit Salinello në Komunën Tortoreto nëse do dilte në treg vlera do të shkonte në afro 200 mijë euro.

Kanabisi gati për t’u korrur u zbulua nga kontrolli me helikopter i zonës. Policia sekuestroi gjatë operacionit një gjenerator, pompën e ujit, tuba që përdoreshin për vaditjen, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?