Gazeta holandeze, karikaturë Erdoganit, e quan “Majmun”

Karikatura e botuar nga e përditshmja populiste “De Telegraaf”, tregon Presidenti Turk për cenimin e fjalës së lirë. Pasi një gazetar holandez u arrestua në Turqi këtë fundjavë për fyeje ndaj Rexhep Tajip Erdogan, sot gazeta më e lexuar në Holandë, ka publikuar në faqen e parë karikaturën me editorial që e tregon Erdogan si një majmun, për kufizimin që kërkon ti bëjë fjalës së lirë në Europë.

Karikatura e botuar nga e përditshmja populiste De Telegraaf, ka një majmun me fytyrë të Erdoganit dhe një grua që duket të jetë Ebru Umar, shkrimtarja holandez me origjinë turke e cili u arrestua në Turqi të dielën.

Në karikaturë, presidenti turk është duke qëndruar mbi një shkëmb të emërtuar “Apenrots” – një term holandeze që thotë “majmun guri” që është përdorur për t’iu referuar Ministrisë së Jashtme të Holandës por gjithashtu mund të referohet edhe një vend ku një individ dominon dhe mban pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi i Umerit ka shtuar një shtresë me atë që shumë njerëz në Holandë mendoj se është një goditje në rritje ndaj fjalës së lirë në kuadër të Turqisë – dhe jashtë kufijve të saj, gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?