Gazeta turke dënohet për fyerje të Presidentit Erdogan
Një prej të përditshmeve kryesore turke ”Hurriyet” u dënua sot me një gjobë të rëndë për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan në një editorial, në mes fushatës për zgjedhjet legjislative më 7 qershor.
Një gjykatë e Ankarasë ka parë në një editorial nga Mehmet Yilmaz, publikuar në të përditshmen ”Hurriyet”, një sulm kundër të drejtave të Erdogan.
”Gjykata dënoi gazetarin dhe drejtoreshën e të përditshmes, Vuslat Dogan Sabanci me një gjobë prej 6 950 euro”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ”Anadolu Agency”.
Që prej një viti, qeveria turke ka rritur masat në përpjekje për të penguar internetin dhe rrjetet sociale. Në muajin mars 2014, një ditë para zgjedhjeve bashkiake, presidenti urdhëroi bllokimin e rrjetev sociale ”Twitter” dhe ”Facebook”.
”Hurriyet” publikoi të martën një editorial duke dënuar sulmet e padrejta dhe të pabaza të presidenti turk dhe duke e vënë theksin tek padrejtësitë dhe manipulimet e dukshme. Përse na sulmoni?, pyet e përditshmja.
KOHA JONË SONDAZH

