Gazetari përfundon me hundë të thyer,rrihet nga vëllai i mafiozit
Gazetari i televizionit “Rai” në Itali ka përfunduar me hundë të thyer,nga pjestari I njw klani mafioz.Kjo ka ndodhur si pasojw e nje pyetje,qw ai i ka drejtuar atij. Pyetjet që gazetari ka bërë kanë qënë kryesisht të lidhura me aktualitetin politik, por Roberto Spada mesa duket nuk ka duruar më dhe ka filluar të qëllojë gazetarin dhe më pas kameramanin.
Dy të dëmtuarit janë pjesë e televizionit Rai dhe punojnë në programin “Nemo.”
Mediat italiane raportojnw se ngjarja ka ndodhur në Ostia, provincë e kryeqytetit Italian Romë, e cila do të zhvillojë votimet vetëm pas dy vjetësh pasi situata nuk ka asnjë përmirësim lidhur me mafian.
Gazetari Daniele Piervincenzi ka shkuar menjëherë në spital me fraktura në hundë, kurse kameramani që e shoqëronte ka pësuar dëmtime të lehta.
Mediat italiane raportojnë se Roberto Spada është vëllai i vogël i kreut të klanit mafioz Carmine, “romoletto” i cili ndodhet në burg i dënuar me dhjetë vjet.
Ndaj agresorit ka nisur menjëherë hetimi por ai mund të mos arrestohet.
KOHA JONË SONDAZH

