Gazetari: Trump donte t’i hidhte bombën bërthamore Koresë së Veriut

Një libër i ri, me titull “Donald Trump v. the United States”, tregon se SHBA dhe Koreja e Veriut kishin marrëdhënie shumë të tensionuara në vitin 2017, kur Trump kërcënoi me “shkatërrim total” të vendit.

“Jo publikisht, Trump fliste shpesh në Zyrën Ovale mbi mundësinë e nisjes së luftës. Ai diskutonte idenë e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Koresë së Veriut, duke thënë që nëse do ta bënte këtë, administrata mund të fajësonte një shtet tjetër për sulmin”, lexohet në librin e shkruar nga gazetari i “New York Times”, Michael Schmidt.

Në libër shpjegohet se zyrtarët e lartë u munduan ta bindnin që ishte e pamundur që faji mos t’i binte Amerikës në rast të një sulmi bërthamor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?