Gazetarja vetëflijohet para ministrisë, autoritetet ruse akuzohen për presion

Pak ditë më parë një gazetare mjaft e njohur ruse u vetëflijua përpara Ministrisë së Brendshme ruse.

Sipas mediave të huaja, Irina Slavina, emri i vërtetë i së cilës është Irina Murakhtaeva i vuri flakën vetes vetëm një ditë pasi kishte bërë një postim ku thuhej se shtëpia e saj ishte bastisur.
Të gjithë gishtat u drejtuan drejt autoriteteve ruse, duke i akuzuar se këto të fundit ushtrojnë taktikën e presionit ndaj gazetarëve.

Kremlini i ka mohuar këto akuza, ndërsa me investigimin e çështjes do të merret vetë Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Slavina, 47 vjeç, ishte kryeredaktore e një gazete lokale të quajtur “Koza Press”, që u vetëflijua para Ministrisë së Brendshme në Nizhny Novgorod, 400 km larg nga Moska.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?