Giorgia Meloni emërohet kryeministrja e parë femër e Italisë, shpallet edhe kabineti
Giorgia Meloni ka marrë miratimin e presidentit italian Sergio Mattarella për formimin e qeverisë pas fitores në zgjedhjet e 25 shtatorit. Matteo Salvini, do të jetë numri dy i kabinetit si dhe dhe ministër për Infrastrukturën, Guido Crosetto do të jetë Ministër i Mbrojtjes.
Qeveria e re do të betohet zyrtarisht të shtunën në mëngjes, pas së cilës do të përballet me votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit, që janë caktuar javën e ardhshme.
Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një ngadalësim ekonomik.
Kabineti
Antonio Tajani për Punët e Jashtme dhe Zëvendës Presidenti i Këshillit
Matteo Piantedosi për Punët e Brendshme
Carlo Nordio për Drejtësinë
Guido Crosetto për Mbrojtjen
Giancarlo Giorgetti për Ekonominë
Adolfo Urso për Bizneset dhe Made in Italy
Francesco Lollobrigida për Bujqësinë dhe sovranitetin ushqimor
Paolo Zangrillo për sigurinë e mjedisit
Matteo Salvini për Infrastrukturat dhe nënkryetar i Këshillit
Marina Calderone për Punën dhe Politikat