Gjashtë vende të pasura të botës që refuzojnë refugjatët
Gjashtë vendet më të pasura presim më pak se nëntë për qind të refugjatëve në botë, la thënë Oxfam.
Sipas raportit të Oxfam-it, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kina dhe Japonia, të cilat përbëjnë 56.6 për qind të GDP-së globale mes tyre, presin 2.1 milionë refugjatë dhe azilkërkuesit, ose 8.89 për qind të totalit të botës.
Gjermania pret rreth një të tretën e atyre (736,740), ndërsa Britania e Madhe pret 169,000 refugjatë, më pak se një për qind të totalit të botës.
Raporti gjeti se vendet e varfra me përgjegjësi që kanë, presin refugjatë sa gjysma e botës dhe azilkërkues, pothuajse 12 milionë njerëz të organizuar nga Jordania, Turqia, Palestina, Pakistani, Libani dhe Afrika e Jugut, pavarësisht që përbëjnë më pak se 2 për qind të ekonomisë botërore.
Më shumë se 65 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit dhe dhunës. 40.8 milion nga ku 21.3 milion si refugjatë dhe 3.2 milionë janë në pritje të vendimeve të azilit.
Shifrat e larta janë kryesisht nga konflikti në Siri, edhe pse njerëzit largohen edhe dhunës në Sudanin e Jugut, Burundi, Irak, Jemen dhe vende të tjera.
Një mesatare prej 24 njerëzve për minutë u zhvendosur vitin e kaluar, tha OKB, që arrijnë në 34,000 njerëz në ditë. Kriza e refugjatëve është “një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe vendet e varfra dhe njerëz të varfër janë lënë përgjegjës.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

