Gjendet i vdekur në hotel dëshmitari i Ratko Mlladiçit

 

Eksperti mjeko-ligjor serb, Dushan Dunjiç, i cili ishte caktuar të dëshmonte në mbrojtje të Ratko Mlladiçit, u gjet i vdekur në një hotel në Holandë, por shkaku i vdekjes nuk dihet ende. 

Konkretisht, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, tha se Dunjiç vdiq të enjten në një hotel në Hagë dhe se trupin e gjeti një zyrtar i gjykatës, ndërsa shkaku i vdekjes po hetohet.

“Personeli i shërbimit të urgjencës u njoftuan dhe lajmëruan menjëherë për vdekjen e zotit Dunjiç. Autoritetet holandeze po zhvillojnë një hetim për vdekjen e zotit Dunjiç,” tha gjykata në një deklaratë.

Mlladiç, komandanti i kohës së luftës i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, po gjykohet për gjenocid ndaj rreth 7,000 boshnjakëve nga Srebrenica në ditët që pasuan pushtimin e qytetit më 11 korrik 1995.

SHKARKO APP