Gjendet në një minierë diamanti i dytë, më i madh në botë

Është gjetur diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë, dhe është një gur rreth 2,492 karatësh. Kjo pasuri është zbuluar në Botsvana në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond. Është gjetja më e madhe që nga diamanti Cullinan 3,106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve janë në British Crown Jewels. Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?