Gjendet një nëndetëse ruse në ujrat suedeze

Zhytësit suedezë më 27 korrik thanë se kanë gjetur të rrënuar të një mini-nëndetëse ruse në ujërat territoriale suedeze.

Zbulimi vjen një vit pasi trupat suedeze kërkuan pa sukses për një nëndetëse ruse, pranë Stokholmit, që ishte mobilizimi më i madh ushtarak i vendit që prej Luftës së Ftohtë.

Ushtria suedeze reagoi me kujdes ndaj zbulimit. "Analistët tanë nuk kanë paraqitur ende konkluzionet e tyre dhe duan të shohin më shumë pamje", tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Suedisë, Anders Kallin.

Stefan Hogeborn, një zhytës ngakompania Oqeani X, që bëri zbulimin, tha se anija është "krejtësisht e paprekur, pa asnjë dëmtim të dukshëm".

"Është e paqartë se sa e vjetër është nëndetësja dhe sa kohë ka që është aty, por shkronjat cirilike tregojnë se ajo është ruse", tha ai.

Gazeta Tabloid Expressen, e cila publikoi imazhet në faqen e saj, tha se nëndetësja u gjet rreth 2 kilometra larg bregut lindor të Suedisë Qendrore. Ocean X tha se anija ishte rreth 20 metra e gjatë dhe 3.5 metra e gjerë.

SHKARKO APP