Gjenerali gjerman: Rusia nuk mund të fitojë luftën me NATO-n

Inspektori i forcave të armatosura gjermane,  gjenerali Carsten Breuer,  paralajmëroi se Rusia nuk duhet të mendojë se mund të fitojë një luftë kundër NATO-s apo ndonjë prej vendeve anëtare të saj.

Në një fjalim drejtuar ushtarakëve të lartë në Berlin,  Breuer theksoi rëndësinë e mësimeve të nxjerra nga lufta në Ukrainë dhe nevojën për përshtatje strategjike:

“Ne duhet të shqyrtojmë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë,  t’i përshtatim për ne dhe të zhvillojmë konceptet dhe strukturat tona përkatëse,  sepse lufta në Ukrainë është mësuesi ynë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kujtoi se Rusia kishte parashikuar një fitore të shpejtë kur pushtoi Ukrainën në vitin 2022,  por realiteti i konfliktit ka treguar të kundërtën. Gjenerali gjerman nënvizoi se NATO duhet të jetë e përgatitur për të parandaluar çdo llogaritje të gabuar nga ana e Rusisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia nuk duhet kurrë të supozojë se mund të fitojë një luftë kundër NATO-s ose kundër një vendi të vetëm anëtar të NATO-s.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?