Gjermanët e Perëndimit, po shkojnë në Gjermaninë lindore

Për herë të parë prej procesit të unifikimit në vitin 1990, gjithnjë e më shumë shtetas gjermanë të pjesës perëndimore po shpërngulen drejt Lindjes, veçanërisht për shkak të imazhit tërheqës të Berlinit, sesa anasjelltas, sipas një statistike të publikuar sot.

“Prirja e konstatuar prej ribashkimit ndryshoi rishtas drejtim”, komentoi Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike (BiB), që publikoi të dhënat për këtë çështje.

Në vitet që pasuan periudhën e ribashkimit mes RFGJ-së dhe ish-RDGJ-së (komuniste), më shumë se 200.000 persona largohen çdo vit nga Lindja për t’u vendosur në Perëndim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej fillimit të dekadës së fundit, ky numër është në rënie të vazhdueshme, ndërsa numri i personave që lëvizin në kahun e kundërt po shënon rritje në mënyrë graduale. Për herë të parë nga viti 2014, bilanci në Lindje i këtij kontigjenti që kryen shpërngulje brenda terrorit të vendit është kthyer tashmë në një trend pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?