Gjermanët që thyejnë karantinën, do të futen në kampe refugjatësh

Gjermanët që thyejnë rregullat e karantinës do të izolohen nëpër spitale dhe kampe refugjatësh. Nisma konsiderohet e nevojshme nga autoritetet për të frenuar numrin e rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

Saksonia ka konfirmuar planet për të futur shkelësit e karantinës në një seksion më vete të një kampi refugjatësh, që pritet të ndërtohet javën e ardhshme. Zyrtarë të landit thanë se kjo do të bëhet vetëm për personat që do të jenë shkelës të përsëritur të rregullave të karantinës.

Në landin jugperëndimor, Baden-Württemberg, do të përdoren spitalet për të izoluar shkelësit, nën ruajtjen e policisë. Në Brandenburg, autoritetet do të fusin shkelësit në qendrat e refugjatëve, ndërsa në landin Schleswig-Holstein në qendrat e riedukimit të të miturve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertë ligjorë thanë për gazetën gjermane “Die Welt” se qeveritë lokale të landeve kanë fuqi për ta bërë këtë gjë, bazuar në Aktin e Mbrojtjes nga Sëmundjet, miratuar fillimisht në mars dhe rinovuar në nëntor nga Bundestagu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?