Gjermani, 10 në 1 milionë njerëz humbin jetën nga koronavirusi, 821 viktima dhe 74,508 të infektuar
46 viktima ka shënuar Gjermania në 24 orët e fundit nga Covid-19 teksa ka shënuar 2,700 të infektuar.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 821.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 74,508 raste dhe Gjermania po i afrohet Kinës që prej javësh ka 82,361, shumica e të cilëve të shëruar.
Ajo çfarë është lajm i mirë nga Gjermania është se koronavirusi ka vdekshmëri të ulët në këtë vend pasi 10 në 1 milionë banorë deri tani kanë humbur jetën nga ky virus.
Më herët, Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se qeveria federale dhe 16 landet e Gjermanisë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e distancimit shoqëror në vend deri më 19 prill për të frenuar përhapjen e koronavirusit.