Gjermani, akte dhune ndaj refugjatëve
Tensionet kanë qenë të larta pas lajmit se 516 gratë kanë qenë viktima të sulmeve seksuale dhe në qytetin gjerman në prag të Vitit të Ri. Një grup pakistanezësh dhe një burrë sirian kanë qenë të sulmuar nga bandat në Këln, pasi të huajt janë fajësuar për një valë të sulmeve seksuale në qytetin gjerman në prag të Vitit të Ri.
Policia gjermane tha se rreth 20 sulmues të panjohur sulmuan gjashtë pakistanezë të dielën në mbrëmje, dy prej të cilëve u shtruan në spital. Më vonë, një grup prej pesë personash sulmuan një shtetas sirian 39-vjeçar. Rreth 40 për qind e ankesave përfshinë sulmin seksual, ku dhe ka pasur dy raporte të dhunimit.
Sulmet kanë çuar në tensione të ripërtërira mbi politikën gjermane për çështjen e dyerve të hapura ndaj krizës së refugjatëve dhe në thirrje për Kancelaren gjermane Angela Merkel për të miratuar ligje të ashpra kundër refugjatëve që kryejnë krime.
Tre policë dhe një gazetar u plagosën në përleshjet. Angela Merkel ka propozuar masa për dëbimin e shpejtë të azilkërkuesve penale pas sulmeve.
Independent/ Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

