Gjermani/ Protestat kundër ekstremistëve të krahut të djathtë, Scholz i mbështet

Mijëra persona dolën në protestë këtë të shtunë edhe në disa qytete te Gjermanisë, me thirrjet dhe sloganin “Kurrë më është tani” “Kundër urrejtjes” dhe “Mbroni demokracinë”.

Turma të mëdha njerëzish kanë dalë në protestë ditët e fundit, por demonstrata e sotme u thirr kundër ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët njihen për planet e tyre për deportimin e miliona emigrantëve, përfshirë këtu edhe qytetarëve me shtetësi gjermane.

Mijëra vetë u mblodhën në Frankfurt, Stutgart, Nuremberg dhe Hanover. Numri më i madh, mbi 50 mijë vetë, u mblodhën në Hamburg, më pas edhe në Berlin e Mynih.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pro protestës u shpreh përmes një video mesazhi edhe kancelari Olaf Scholz, i cili e quajti reagimin popullor, të drejtë dhe me vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia ADF, Alternativa për Gjermaninë është nën hetim nga autoritetet e sigurisë në disa qytete gjermane dhe rrezikon të shpallet po prej tyre, si një organizatë ekstremiste, një lëvizje që mund të çojë edhe në shkrirjen e saj. Partia gjithsesi i ka mohuar akuzat e ekstremizmit apo racizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?