Gjermani; Refugjati 17 vjeçar plagos 20 veta, tha:”Allahu Ekber”
Policia gjermane ka qëlluar dhe ka vrarë një adoleshent Afgan i cili sulmoi pasagjerë në një tren me një sëpatë dhe një thikë, në një incident që ka të ngjarë të përkeqësojë opinionin publik në vend për shkak të krizës së refugjatëve.
Një refugjat afgan ka plagosur të paktën 19 njerëz dhe ai bërtiti “Allahu Ekber”. Ngjarja ka ndodhur në një tren në Gjermani. 17-vjeçari, i cili ishte një “refugjat i pashoqëruar”, sipas ministrit të Brendshëm bavarez, u pa me një sëpatë, thikë dhe në dorë kishte flamurin e ISIS.
Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një fushëbetejë e mbuluar në gjak pasi 17-vjeçari plagosi katër persona. Zyrtari më i lartë i sigurisë i Bavarisë, ministri i brendshëm i shtetit Joachim Hermann, tha se sulmuesi ka udhëtuar në Gjermani si një i mitur i pashoqëruar.
Marcel Dirsus, një analist politik në Universitetin e Kiel, tha se incidenti ishte “i detyruar të përkeqësojë zemërimin” mbi politikën e hapur të vendit për refugjatët.
Ai tha: “Kjo është një tragjedi, por ajo është me të vërtetë një tragjedi përtej njerëzve të cilët janë të prekur direkt, sepse kjo është një çështje shumë e diskutueshme në Gjermani. Dhe në një shoqëri që është e polarizuar tashmë mbi këtë çështje, ky është i detyruar të përkeqësojnë zemërimin”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

