Gjermani, rreth 90 xhami nën mbikëqyrje

Kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, ka thënë se xhamitë në Gjermani janë duke u vëzhguar nga afër. Agjencisë e quajtura BfV, janë duke zhvilluar një simpozium për të analizuar kërcënimin e paraqitur në Gjermani nga “Shteti Islamik”.

Aktualisht, rreth 90 xhami në Gjermani janë nën mbikëqyrje dhe shumë prej tyre janë “kryesisht folëse të gjuhës Arabe,” tha presidenti i shërbimit të brendshëm sekret gjerman (BfV) në një intervistë këtë të hënë.

“Ne jemi të shqetësuar se ka shumë xhami islamike në Gjermani që ne gjithashtu duhet ti shqyrtojë”, tha Hans-Georg Maassen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maassen u shpreh më tej se shumë prej xhamive dhe komuniteteve në fjalë janë të vetëshpallura e të ashtuquajtura xhami ku “imamët e vetëshpallur, realizonin tubim dhe nxisnin “gjuhën e urrejtjes” dhe ata gjithashtu bënin mësim drejt terrorizmit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, shefi i shërbimit të fshehtë doli kundër përgjithësimit se myslimanët dhe ekstremistët fetarë janë në të njëjtën tenxhere. “Ajo që ne kemi nevojë këtu në Gjermani është një koalicion kundër ekstremizmit,” tha Maassen.

“Dhe për këtë, ne kemi nevojë për myslimanë të moderuar në Gjermani. Që duan të luftojnë me ne kundër ekstremizmit mbi bazën e rendit tonë kushtetues”.

Burimi: Deutsche Welle/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?