Gjermania akuzon Austrinë: Po na i fut fshehurazi refugjatët

 

Sjellja e Austrisë është e papranueshme dhe jashtë rregullave.

Kështu kanë deklaruar autoritetet gjermane mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Acarimi i tyre ka ardhur pasi kanë konstatuar se qindra refugjatë janë futur natën në territorin gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Austria po fut fshehurazi gjatë errësirës refugjatë në territorin gjerman. Kjo sjellje është e papranueshme dhe jashtë rregullave”, deklaruan autoritetet gjermane.

Austria është shteti i fundit në radhë që po mendon të bëjë një gardh për të ndaluar hyrjen e emigrantëve ilegalë.

Duket se çështja e emigrantëve po prish humoret e shteteve të mëdhenj të Bashkimit Europian dhe kjo vërtetohet nga marrëdhëniet e acaruara austriako­-gjermane. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?