Gjermania dhe Austria në bisedime me Salvinin

Gjermania dhe Austria kanë thënë këtë të enjte se javën e ardhshme do të zhvillojnë bisedime me Italinë, mbi mënyrën se si do vendosin ta “mbyllin” rrugën e migrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë.

“Ne ramë dakord se javën e ardhshme do të ketë një takim të ministrave të brendshëm gjerman, austriak dhe italian, me qëllim marrjen e masave për të mbyllur rrugën e Mesdheut në Europë, për të siguruar që imigrimi ilegal në Evropë në këtë rrugë është ndalur”, tha Kurz në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas një takimi me kancelarin austriak Sebastian Kurz, ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer tha se planet e qeverisë së tij për masat e reja të emigracionit në kufirin e tyre të përbashkët, nuk do ta bënin Austrinë përgjegjës për njerëzit që mbërrijnë atje. Seehofer tha gjithashtu se takimi do të ndodhte në prag të një takimi të ministrave të Brendshëm europianë, që do të realizohet të enjten dhe të premten e javës së ardhshme  në qytetin austriak Innsbruck.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja palët u shprehën se në rast se Roma nuk do të bashkëpunonte, ata do të merrnin akte kundra saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse bisedimet me Greqinë dhe Italinë dështojnë, ne do të duhet të mendojmë përsëri për masat që do të marrim”, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, i cili nuk preferoi të flasë për reagimin në rast se bisedimet ndodhin të dështojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?