Gjermania: E kemi të vështirë t’ia zgjasim sanksionet Rusisë
Një marrëveshje për rivendosjen e sanksioneve kundër Rusisë kur ato të tanishmet skadojnë më 31 korrik, është bërë më e vështirë për t’u arritur për shkak të kundërshtimit në rritje nga disa anëtare të Bashkimit Europian.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier .
“Reuters” shkruan se sanksionet ekonomike të Bashkimi Europian kundër Rusisë ishin vendosur për një kohëzgjatje një vjeçare në korrik të vitit 2014 si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të saj në Ukrainë dhe janë zgjatur dy herë në vitin 2015.
“Jemi të vetëdijshëm se rezistenca në BE për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë është rritur,” tha Steinmeier, i cituar nga agjencia e lajmeve e Lituanisë “BNS”.
Gjermania dëshiron t’i mbajë në fuqi sanksionet deri në momentin kur marrëveshjet për paqe e Minskut në mes të Rusisë dhe Ukrainës zbatohen, përfundoi Steinmeier.
KOHA JONË SONDAZH

