Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania, fituesja e kompromisit për drejtimin e Evropës

Bota E hënë, 27 Shtator 2021 16:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati për drejtimin e Komisionit Evropian (dhe të Bankës Qendrore Evropiane) mund të konsiderohet i mbyllur. Që prej momentit kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE propozuan gjermanen Ursula von der Leyen, aktualisht Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, si pasardhëse të Jean-Claude-Junckerit, në Komisionin Evropian. Padyshim, këtë vendim duhet ta miratojë edhe Parlamenti Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e mbrojti në Strasburg para europarlamentarëve kandidaturën e gjermanes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas deklaratave publike të tyre, pritet që socialdemokratët, edhe ata gjermanë, të votojnë kundër von der Leyenit. Këtë e deklaroi publikisht madje edhe kolegia e mëparshme von der Leyenit në qeverinë gjermane, ish-Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë, socialdemokratja Katarina Barley – tashmë eurodeputete. Ish-ministri i Jashtëm, socialdemokrati Sigmar Gabriel kërkoi me këtë rast këtë javë madje fundin e koalicionit qeveritar në Gjermani.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 7 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 9 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 10 orësh

Revoltën e shkakton kryesisht fakti se von der Leyeni nuk bëri fushatë evropiane për t’u zgjedhur në krye të Komisionit Evropian. Siç bëri konservatori tjetër, Manfred Weber, të cilin Franca dhe disa vende të tjera e quajtën të papërshtatshëm për postin e Presidentit të Komisionit Evropian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Goditje e parimit demokratik për hir të paqes në Evropë?

Kështu, sipas kritikëve, emërimi i von der Leyenit e kthen në farsë përpjekjen për t’u dhënë zgjedhjeve evropiane një natyrë më demokratike. Në fund të fundit, për von der Leyenin u ra dakord „nëpër zyra”.

Po ka pak gjasa që Parlamenti Evropian ta bllokojë, në fund, zgjedhjen e von der Leyenit. Gjithmonë sheh protesta të mëdha nga socialdemokratët dhe pastaj ndodh pak, shkruante revista Der Spiegel këto ditë. Që gjithçka të mos dështojë prej mosmarrëveshjeve brendagjermane, edhe francezët kanë aktivizuar rrjetet e tyre të miqësisë.

Sipas burimeve franceze, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kontaktoi ministrin gjerman socialdemokrat të Financave, Olaf Scholz. Ministri i Jashtëm francez Yves Le Drian kontaktoi homologun gjerman socialdemokrat, ministrin e Jashtëm Heiko Maas. Francezët kujtuan përgjegjësinë për Evropën, që do të bllokohej nga një prishje në Gjermani e kompromisit të mundimshëm për postet evropiane.

Kështu që konsiderohet thuajse e sigurtë, që Gjermania do të marrë postin me prestigj më të lartë në BE, Presidentin e Komisionit Evropian. Pas gati një gjysmë shekulli, Komisioni Evropian pritet të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ursula von der Leyen është nga personalitetet më besnike të Angela Merkelit. Për 14 vjet ajo ka qenë pjesë çdo kabineti Merkel. Dhe tani pritet të drejtojë qeverinë e Evropës. Padyshim arritje për Gjermaninë dhe për kancelaren Merkel.

Çfarë mund të pritet nga von der Leyen si Presidente e KE?

Emërimi i Ursula von der Leyenit është kompromisi gjermano-francez: që francezët të merrnin nga ana tjetër, Drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës përgjegjëse për eurozonën. Christine Lagarde, shefja aktuale e FMN (megjithatë juriste dhe jo ekonomiste) pritet të konfirmohet formalisht në këtë detyrë.

Përfaqësuesit e ekonomisë gjermane dhe taksapaguesit gjermanë, që kursejnë para me zell, do ta kishin preferuar për Gjermaninë këtë post. Ulja e normave orientuese bankare të interesit për euron, nga kreu aktual i Bankës Qendrore Evropiane, italiani Mario Draghi, e ka ulur në mënyrë drastike edhe vlerën e kursimeve të gjermanëve në banka.

Ursula Von der Leyen vjen nga një familje me traditë, tregtarësh dhe politikanësh në Gjermani. I ati i saj ka qenë kryeministër i një landi të Gjermanisë. Për një periudhë kohe madje von der Leyeni shihej si pasardhëse e Merkelit, tek CDU-ja.

Si frëngjishtfolëse dhe pro afrimit me Francën në mbrojtje von der Leyeni shihet me simpati edhe nga francezët. Si ministre e mbrojtjes, von der Leyen është treguar e moderuar në kontakte me evropianët dhe e aftë. Kontaktet që ka pasur në post edhe me Ballkanin, i japin asaj njohje më të mirë të gjendjes, se p.sh. Jean-Claude Junckeri.

Sado që Komisioni Evropian mbetet, në fund, ende i pafuqishëm ndaj vendimeve të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Komisionit përcakton politikat. Nën drejtimin e von der Leyenit do të jetë edhe Jozep Borelli, I Ngarkuari i Ri për politikën e jashtme të BE. Spanjolli Borell, siç dihet ka shprehur qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pas skualifikimit të Manfred Weberit, socialdemokrati holandez Timmermans e kishte mbështetjen e Gjermanisë dhe të Francës. Por një politikan parimor si Timmermansi mund të konsiderohet viktimë

e mbrojtjes së parimeve evropiane. Këtu ndizet më tej revolta socialdemokrate në Gjermani.

Askush tjetër në Komisionin Evropian nuk e ka mbrojtur më fort sundimin e ligjit në Lindje të Evropës, se zëvendëspresidenti aktual i Komisionit, Timmermans. Sidomos përballë problemeve me shtetin ligjor në Poloni.

Dhe tani qenë pikërisht shtetet me raport „të parehatshëm” me ligjin, Polonia dhe Hungaria, brenda Partisë Popullore Evropiane, që nuk e dhanë votën për Timmermansin. Me to u bashkua edhe Italia, që ka aktualisht një qeveri populiste. Në politikën evropiane, me sa duket, mbijetojnë vetëm ata që etiketohen si pragmatikë.

Vetëbesimi francez dhe modestia gjermane

Përballja me shumë shtete ziliqare për fuqinë e Gjermanisë, i ka mësuar politikanët gjermanë të mos flasin shumë, si i kryejnë në fakt punët në politikën evropiane. Edhe në këtë rast ata që shprehen janë francezët.

Sipas shtypit francez qenë francezët që ia kujtuan Merkelit emrin e von der Leyenit, që një vit më parë. E pyetur, kancelarja Merkel nuk e konfirmoi këtë.

Po a është meritë franceze suksesi?Në Francë kanë shumë kujdes që Franca të mos paraqitet si zbatuese e vendimeve të Gjermanisë. Dhe Presidentit Macron i duhet për politikën e brendshme imazhi i njeriut të veprave, që zgjidh probleme. Ky imazh i tij është goditur në Francë, e cila me reformat e tij po përjeton një krizë sociale.

Mot, në vitin 2020 në Francë janë zgjedhjet komunale e edhe për këtë arsye shtypi francez e paraqet Macronin si njeriun pa të cilin nuk funksionon gjë në Evropë. Kjo është ndoshta e vërtetë, por është vetëm gjysma e së vërtetës. Evropa nuk funksionon pa Gjermaninë dhe Francën.

Është fakt që Macroni e goditi parimin e kandidatit kryesor fitimtar, të partive më të mëdha evropiane, në zgjedhjet evropiane. Ai me disa aleatë e pengoi kandidatin e partisë fituese në zgjedhjet evropiane, të Partisë Popullore Evropiane, gjermanin Manfred Weber të bëhet President i Komisionit Sipas Macronit, sistemi i kandidatit kryesor nuk i përgjigjet më kohës.

Por: Ursula von der Leyen është sërish gjermane, jo franceze apo e ndonjë kombësie tjetër. Ajo është sërish konservatore, politikisht e grupit të Partisë Popullore Evropiane. Macroni tregoi mençuri që evitoi çarjen publike me Gjermaninë dhe i mbeti besnik parimit që kundërshtitë me Gjermaninë ai i shpreh, por privatisht. Po të kishte vepruar ndryshe nuk do të kishte pasur asnjë fitim. As në politikën e brendshme të vendit të tij, ku ai orientohet thuajse për çdo veprim të politikës së jashtme franceze.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.